Përderisa janë zhvilluar debate televizive për tragjedinë që ndodhi në Kroaci, ku mbetën dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar mbajtjen e këtyre debateve, siç ka thënë ai në këtë ditë. E ashpër i ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj.
Ahmeti ka shkruar se në këtë ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve.
“Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempn e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
E për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se do ishte e me mirë që kryetari i Prishtinës të merret me komunikacionin dhe aksidentet në Prishtinë e të mos merret me studio televizive.
“Në fakt kryetari i Prishtinës ish dashtë të ishte këtu të flasim për këtë temë, edhe zoti Shpend Ahmeti duhet të merren me punët në komunë, të merret me semafor le të merret me komunikacionin, aksidentet në Prishtinë dhe dështimin e planit të mobilitetit e mos të merret se kush është në studio televizive”, tha Mushkolaj në rtv Dukagjin.