Me akuzave për puç kushtetues po vazhdon seanca për presidentin, e nisur të hënën. Për këtë pozitë janë propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kjo seancë ka nisur mbrëmë dhe është ndërprerë pasi  u mbajt një votim që u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Në sallë prezent janë vetëm deputetët e VV-së, pa kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh.

Reklamë

Kryekuvendarja Haxhiu, u bëri sërish thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë.

Seanca po bojkotohet nga opozita, të cilët kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.

Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje./Reporteri.net/