×
  • Lajme
  • Lajme

    Mes lotësh, i jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 15:37

    I është dhënë lamtumira e fundit nëntë vjeçarit Gent Nikqi i cili vdiq dje në Turqi, raporton Gazeta Online “Reporteri”.


    Genti vuante nga një sëmundje e mëlçisë, ku ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.

    Gent Nikqi është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

    Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga fshati Shtupeq i Madh.

    Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.

    Postimi i plotë i tij:

    E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per ty engjull. LAMTUMIR GENT NIKQI ki me na mungu shum  fizikisht po ne zemrat tona do jesh perjetsisht.

    FALEMINDEFIT secilit Shqiptare ne Kosove e diaspore qe na bashkoj i madhi ZOTI ne solidarizimin Human per te qene afer Gentit ne momentet jetike por qe ZOTI e deshi me shum e une besoj se shpirti i tij nga sot eshte ne qiell ne mes engjujve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!