×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazh i mirë nga Kamenica: Nxënësit serb punojnë 300 sapunë antibakterial për komunën

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:45

    Nxënësit e nacionalitetit serb kanë punuar sapunë antibakterial dhe 300 prej tyre ia kanë dhuruar komunës së Kamenicës në luftë kundër pandemisë së Coronavirusit.


    Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka thënë se pandemitë nuk njohin përkatësi etnike, fetare a tjetër.

    “Ato na kujtojnë të përbashkëtat para dallimeve. Na bëjnë të fokusohemi në të tashmen e të çmojmë më shumë të ardhmen. Në këtë frymë sot pranuam një donacion nga nxënësit e Gjimnazit ‘Desanka Maksimovic’. Ata kanë punuar sapunë antibakterial me mesazhin ‘me disiplinë kundër koronës’ dhe 300 prej tyre i kanë dhuruar për Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Kastrati.

    https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1118129861858084

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!