Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është drejtuar me një video të fundit qytetarëve nga zyra e Kryeministrisë.
Kurti, nga aty ka numëruar sukseset e qeverisjes së tij, duke përmendur ndër të tjera zvogëlimin e kabinetit qeveritar, zvogëlimin e pagave, reciprocitetin me Serbinë e shkarkimet nga bordet, shkruan Reporteri.
“Katër muaj qeverisje, kurse nesër nuk do të jem më në atë zyrë. Katër muaj qeverisje e mirë, me 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Që nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dëshmuar se jemi partia e parë në vend e Kuvend, kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisësh pa marrëveshje me Listën Serbe, se mund të zvogëlohet kabineti qeveritar, se mund të zvogëlohen pagat e qeveritarëve e të rritet përkushtimi ndaj qytetarëve. Dëshmuam se mund të ndalet gjakderdhja financiare, se mund të menaxhohet pandemia pa gjendje të jashtëzakonshme, kemi dëshmuar se mund të vendoset reciprociteti me Serbinë.”, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin e ka quajtur qeveri koti derisa ka thënë se nesër nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës.
“Aktgjykimi i fundit i Kushtetueses është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën dhe kanë zhvleftësuar veten. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria Koti, ne jemi qeveri alternative”, u shrpeh ndër të tjera Kurti në mesazhin e tij të fundit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.