Kryetarja e Partisë “Guxo” ka folur lidhur me mesazhet e kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, që tregonin Elbert Krasniqin nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K. – iniciale të cilat korrespondojnë me ato të Albin Kurtit – rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai shihet që ka shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë”.
Gërvalla ka thënë se kjo bisedë ka qenë në kuadër të paralajmërimeve që kanë marrë së fundi, se një pjesë e deputetëve të Listës Serbe mund të votojë Qeverinë për, siç ka thënë, ta diskredituar, kur e kuptojnë që i kanë votat, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka instituar se nuk kanë kërkuar vota nga Lista Serbe, teksa ka thënë se i kanë votat për formimin e Qeverisë.
“Është një paralajmërim që mund të ketë një ndarje të Listës Serbe edhe mund të ketë një pjesë të tyre që për të diskredituar para opinionit shqiptar në Kosovë këtë koalicion, japin votën të cilën s’ua ka kërkuar askush. Në duhet ta përgatisim opinionin se kjo mund të ndodhë. Mirëpo, nuk ka asnjë bashkëpunim. Nuk ka asnjë negociatë”, ka deklaruar Gërvalla për Tëvë1.
“Më mbani përgjegjës përjetësisht nëse del ndryshe”, ka shtuar Gërvalla.
Ajo ka thënë se ka qenë gabim shumë i madh certifikimi i Listës Serbe për këti zgjedhje./Reporteri.net
Elbert Krasniqi komunikon me “A.K”, ia përmend katër vota nga Lista Serbe