Në pjesën e dytë të audio-incizimit të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, flitet edhe për PDK-në.

Aty Simiq i hedh poshtë pretendimet e VV-së së Lista Serbe dhe krimineli Milan Rajdojiçiq dirigjohen nga PDK-ja.

Në këtë bisedë i publikuar si audio-incizim nga Gazeta Nacionale, Simiq ia lexon Kusari-Lilës një mesazh të Milan Radojiçiqit, i cili kishte shkruar se dëmet më të madh në jetë ia kishte bërë PDK-ja.

Reklamë

“Komunikimi direkt” i Radojiçiqit me Kusari-Lilën, shefja e deputetëve të VV’së paralajmëron padi për përgjimin

Në atë mesazh, po ashtu, krimineli serb thotë se do të përballet me PDK-në sa të jetë gjallë.

“E para, PDK-ja është struktura që më ka shkaktuar më se shumti dëme në jetë. Dhe do të përballem me ta sa të jem gjallë.”, thuhet në mesazhin e Radojçiqit, i cili i lexohet Kusari-Lilës nga deputeti Simiq.

Dhe derisa Radojiçiqi po vazhdonte të ankohej para shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga shteti i Kosovës, në një moment ia thotë edhe këto fjalë në mesazh: “Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë”.

Reklamë

“Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohet pjesa e dytë e bisedës së Kusari-Lilës me Simiqin