I ftuar si mysafir në RTL në rastin e vdekjes së mbretëreshës britanike Elizabetës II, ish-presidenti kroat Stipe Mesiç tha se ajo ishte e interesuar të dinte se pse ra ish-Federata e Jugosllavisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Kur foli me mua, ajo nuk ishte shumë e interesuar për Kroacinë, ajo fliste për Jugosllavinë, ishte tejet e interesuar të dinte se pse ra Jugsollavia në rend të parë”, ka thënë Mesiç.
Mesiç thotë se mbretëresha Elizabetë ishte simbol i perandorisë, i Britanisë së Madhe, e cila dikur ishte qeveria e gjysmës së botës.
“Ajo ishte një sundimtare që nuk merrte vendime, nuk merrte pjesë në politikën aktive të Britanisë së Madhe, si simbol ishte autoritet. Ajo jepte mendimin e saj për shumë gjëra”, tha ai./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.