×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet data se kur mund të fillojë të vijë diaspora në Kosovë

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 16:25

    Diaspora kosovare e kishte të paqartë nëse mund të vinin në Kosovë pa ju dalë probleme, pasi shumica nga ta kanë pasaporta kosovare, për të cilat nuk është e mundur akoma futja në vendet e BE-së.


    Mirëpo, po raportohet se nga 1 korriku kjo pengesë do të hiqet, pasi vendet e BE-së pritet t’i hapin kuftijë me vendet e Ballkanit dhe do të krijohet mundësia e kthimit në vendet ku ata punojnë pa asnjë pengesë, tranasmeton Reporteri.net.

    Kjo do të mundësohet pasi Komisioni i BE-së ka rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet e BE për shtetasit e Serbisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore nga 1 korriku “pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë sesa në BE “.

    Vendimi është marrë ditën e djeshme dhe parashihet që hapja të bëhet në disa etapa, varësisht nga situata epidemiologjike.

    “Komisioni rekomandon që anëtarët e zonës Shengen dhe vendet e lidhura të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor 2020 dhe të zgjasin kufizimet e përkohshme për udhëtimet në BE që nuk janë të nevojshme deri më 30 qershor, dhe të përgatisin një kornizë për hapjen graduale pas kësaj”, thotë njoftimi i Komisionit.

    Ndryshe, kufijtë e BE-së u mbyllën për qytetarët e vendeve jashtë saj që nga shfaqja e krizës me pandeminë, nga nisja e të cilës u bën mbi 3 muaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!