Ish-kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të dalë sot në seancë fillestare para Gjykatës Speciale.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se seanca e Veselit do të mbahet në orën 15:00, e cila do të jetë “live” edhe në Reporteri.net.
Para Veselit, para gjykatës dolën dje Jakup Krasniqi dhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilët u deklaruar të pafajshëm dhe hodhën poshtë aktakuzat.
Madje, Jakup Krasniqi akuzoi rëndë Gjykatën Speciale, duke thënë se procesi e ka adresën në Beograd.
Ndërkohë, ish-presidenti Thaçi u mbrojt tërësisht në heshtje dhe vetëm u deklarua i pafajshëm, duke mos shtuar më shumë. Ai tha se gjithçka ka për të thënë, do ta bëjë avokati.
E dalja e katërshes para Speciales do të përmbyllet me Rexhep Selimin, i cili do të dalë të enjten para kësaj gjykate.
Ndryshe, që të katër këta eprorë të UÇK-së, po akuzohen për vrasje, torturime dhe shumë akuza të tjera që, sipas prokurorëve të Speciales, dyshohet se janë kryer në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.