Xhamitë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave antikoronavirus. Edhe pse jemi në muajin e Ramazanit, xhamitë e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura, si masë parandaluese kundër pandemisë COVID-19.
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka thënë se në bashkëkoordinim me institucionet shëndetësore do të vendosin për hapjen e xhamive në fazën e dytë që fillon nga 18 maji. Ai po ashtu ka thënë se edhe namazin e Bajramit shpresojnë ta falin në xhami.
“Vazhdojmë t’i kemi xhamitë tona të mbyllura. I kemi disa paralajmërime që në fazën e dytë të fillojnë të shtohen lëvizjet. Dhe presim në fazën e dytë që prej 18 marsit të na mundësohet të kthehemi në xhamitë tona. Presim që edhe Bajramin ta falim në xhami. Por kjo varet edhe prej gjendjes së pandemisë. Po kemi presion për faljen e xhamive nga xhemati”, tha sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu, në RTK.
Megjithatë, Ahmeti ka thënë se nuk do të nguten që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.