×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësoni orën se kur falet nesër namazi i Kurban Bajramit

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 0:03

    Dita e parë e festës së Kurban Bajramit është nesër. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar kësaj feste mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15.


    Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami, ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, shkruan reporteri.net

    Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do t’i prijë Jakup ef. Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa hytben apo mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë zëvendëskryetari i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

    Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, si tradicionalisht, BIK organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë.

    Sot zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti, uroi të gjithë besimtarët duke bërë thirrje që të jenë më solidarë me njëri-tjetrin.

    Ai tha se njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndoshë dhe për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë. Mixhiti theksoi se festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, mirësi e sakrificë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!