Më shumë se për kandidimin në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bë i famshëm me zërin e tij dhe të shprehurit, duke e quajtur të gjithë “Albini i vogël”, e kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte ai me Albin Kurtin.
Kandidati për deputet nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca ka arritur të mbledh më shumë se 12 mijë vota në tërë territorin e Kosovës.
Saktësisht 12 mijë e 5 qind e 10 vota i ka grumbulluar gjithsej kandidati i VV-së i cili në zgjedhjet e 6 tetorit kishte numrin 60.
Kështu, Gjyshinca ka arritur ta sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.