×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësoni si do të jetë moti ditët e fundit të tetorit

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 19:00

    E shtuna dhe e diela e fundit e tetorit parashikohet të jenë me mot të kthjellët. Koha e ngrohtë do të vijojë deri të hënën.

    Sipas Prishtina Weather ditën e hënë në mbrëmje vranësirat fillojnë të shtohen. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, e gjatë periudhave të qetësisë vende-vende do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

    E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

    E diela do të karakterizohet kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

    Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -2C e 1C, e maksimalet nga 15C, në rrafshin e Kosovës e deri në 17C nga Dukagjini.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 2-10m/s.

    Shtypja atmosferike në një rënie të lehtë por që mbetet në vlera të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!