Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë ka deklaruar se si Qeveri janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet, derisa ka njoftuar se nga java e ardhshme mësimi online fillon nga tetë orë në ditë.
“Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht…Nga java e ardhshme mësimi do të fillojë 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake”.
Kurti ka thënë se koronavirusi në Kosovë kryesisht po luftohet nga vullnetarët.
“Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”.
Natyrisht, nuk ka munguar një fotografi edhe të ‘dërrasa e zezë’ që në fakt tash është televizor. Kurti doli kështu pak në rolin e mësuesit. Edhe në jetën politike, ai shpesh nga aktivistët shihet edhe si një profesor krahasuar me krejt kundërshtarët. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.