Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, të enjten e ka denoncuar në polici mësuesin e tij, për dhunë fizike. Ngjarja raportohet se ka ndodhur tre ditë më herët, të martën, në shkollë.
Rasti ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., mësues i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, po cilësohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ky sulm raportohet të ketë ndodhur më 16 maj, derisa pranë stacionit policor në Rahovec është raportuar më 19 maj, nga vetë i mituri që ishte pre e sulmit.
“Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur dite me pare”, njofton Policia për Gazetën Online Reporteri.net.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në QKMF në Rahovec dhe, sipas mjekut, viktima nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore.
Njësiti i Hetimeve ka kryer hulumtimet dhe ka mbledhur prova materiale, derisa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe, me urdhrin e tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.