×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta: Historia e re e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën Rugovës

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 14:05

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka bërë nderime pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.


    Meta, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”

    “Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

    Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

    Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. ???”, ka shkruar Meta.

    https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2752813691431553

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!