Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekoruar ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Kjo mirënjohje nga Meta erdhi si shpërblim për ndihmën që ka ofruar Pacolli për njerëzit e prekur nga tërmeti në Thumanë.
“Për kontributin e spikatur humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.