×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta: Kosova të jetë krenare për Forcat e Sigurisë së saj

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 11:29

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në kazermën e FSK-së, ku po bëhet dekorimi i njësiteve të kërkim-shpëtimit që u realizua në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm.


    Meta tha se 28 nëntori gjeti të bashkuar të gjithë shqiptarët, për t’u përballur me pasojat katastrofike të tërmetit.

    Meta, me këtë rast dekoroi këto njësite me dekoratë të artë të shqiponjës.

    “Në këtë betejë të vërtetë, kemi bilanc të rëndë por Shqipëria nuk mbeti vet, parterët tanë na u gjetën pranë, por Kosova, ishte e para që u ndodh atje menjëherë. Ekipet e Kosovës nuk ishin vetëm fizikisht por edhe njerëzisht, që shpëtuan shumë jetë”, tha ai, transmeton Koha.net.

    “Populli shqiptarë do t’i jetë gjithnjë mirënjohës të gjithëve që erdhën në Shqipëri, FSK-së, njësitë policore, njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës”, shtoi Meta.

    “Kosova duhet të jetë krenare për Forca e Sigurisë së saj. Kosova ka zemër bujare”, ka deklaruar Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!