Presidenti shqiptar Ilir Meta doli hapur kundër nismës rajonale “Open Balkan” duke e cilësuar atë si iniciativë përjashtuese e që favorizon Serbinë.
Meta e konsideroi Bashkimin Europian si rrugën e vetme të integrimit për shqiptarët, ndërsa pretendimet për ndryshimet e kufijve i quajti një propagandë nacionaliste.
Ai këto komente i bëri në një ligjëratën me temën “Shqiptarët si faktor stabiliteti në Ballkan” që e ka mbajtur para studentëve të Kolegjit AAB në Prishtinë
Para mbledhjes së përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, Meta bëri thirrje për më pak spektakël mediatik dhe më shumë punë konkrete.
Ai e cilësoi shpopullimin si një problem shqetësues për shtetet shqiptare, ndërsa si zgjidhje dha bashkëpunimin mes dy vendeve. /A2CNN/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.