×
  • Lajme
  • Lajme

    Meta: LDK-ja nuk u formua me ardhjen e Vjosës

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 9:07

    Anëtari i LDK’së Bardhyl Meta thotë se me mocionin e mosbesimit LDK bëri që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.


    Në emisionin Pressing në T7, Meta tha se Vetëvendosje nuk arriti të bindej pavarësisht se LDK i tha vazhdimisht që të ndërronte qëndrimin ndaj SHBA’së.

    “Po të mos vepronte LDK’ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA’të”, tha Meta.

    Ndërkohë ai ka folur edhe rreth qëndrimit të ish-kandidates së LDK’së për kryeministre të vendit Vjosa Osmanit. Osmani votoi kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti.

    “Vjosa i ka kërkuar votot me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK’së”, tha Meta.

    “LDK nuk u formu me votat e Vjosës”, shtoi ai.

    Ndërkohë Meta mendon se ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të duhej të ishte kandidat i LDK’së për kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!