Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të mërkurën pritet ta vizitojë komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit të kësaj komune, Meta do të shkojë për ngushëllim në familjen Abazi, e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit tragjik në Shqipëri.
Kujtojmë se më 26 nëntor, një tërmet prej 6.4 shkallës, la pasojë të mëdha në njerëz si dhe rrënoi objekte të shumta.
Si pasojë e këtij tërmeti, humbën jetën 52 persona, derisa mbetën të lënduar rreth 700 të tjerë.
Në mesin e viktimave të këtij tërmeti tragjik, ishin edhe dy kosovarë nga Gjilani, Isa Abazi dhe Shemsedin Abazi.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftoj se të mërkurën, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, viziton Gjilanin.
Në ora 13:00, presidenti Meta, kryeministri Haradinaj dhe kryetari Haziri do të qëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese.
Ndërkaq, në ora 13:15, kryetari Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.