Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas situatës në Deçan, ku janë helmuar mbi 900 persona.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tha e po e përcjell me shqetësim situatën emergjente në Deçan.
Ai iu uron shërim të shpejtë qytetarëve të helmuar dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.
Meta kta thënë se Qeveria shqiptare duhet t’i gjendet pranë institucioneve të Kosovës me ekspertizë dhe ndihmë të nevojshme.
Postimi i plotë:
“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.
Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.
Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.
Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.
Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës! ??
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.