×
  • Lajme
  • Lajme

    Metaforat e Thaçit si paralajmërime: Nga skllota tek krasitja e pipave

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 18:18

    Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon t’i ketë marrëdhënie të acaruara si me kryeministrin aktual, Albin Kurti, por edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.


    (Mos) heqja e taksës ndaj produkteve serbe është bërë “mollë sherri”, mes presidentit dhe Haradinajt sa ky i fundit ishte kryeministër, dhe njëjtë edhe tani me kryeministrin Kurtin, por me këtë të fundit edhe dialogu me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi më 27 janar të vitit 2019, përmes një metafore të përdorur kishte paralajmëruar atë kohë kryeministrin Haraidnaj se taksa mund ta rrëzoi qeverinë, dhe më pas ashtu ndodhi.

    E gjitha kishte nisur kur Haradinaj kur ishte pyetur nëse më parë do të hiqte taksën, ose do të rrëzonte Qeverinë, kishte pohuar se “Ka me u shkri bora dikur”.

    Pas kësaj deklarate, Thaçi kishte ironizuar jo pak me Haradinajn duke thënë se bora ka zënë të shkrihet shpejtë, madje ai nuk e kishte lënë me kaq, duke shtuar se uron që të mos bëhet ‘skllotë’.

    Edhe sot kur kryeministri Kurti nuk po e heq taksën ndaj produketeve serbe (edhe pse ka paralajmëruar këtë) përkundër kërkesës së vazhdueshme të Amerikës, presidenti Thaçi ka bërë një postim sikur paralajmëron rënien e qeverisë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai këtë here nuk e ka përmendur borën, por ‘paralajmërimin’ e ka dhënë nga fshati i lindjes, Buroja e Seknderajt, ku ka shkruar se “Në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt”.

    Mbetet të shihet nëse “krasitja e pipave të tepërt”, është një lloj paralajmërimi se fatin e qeverisë aktuale po e pret si ajo e mëparshmja, kur rezistenca për mosheqjen e taksës do të thotë rënie e qeverisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!