Deri në mesin e kësaj jave mund të bëni gjumë të qetë, ndërsa nga e enjtja në mesnatë përgatituni për mbrëmje e mëngjese tropikaledhe, e mos të flasim për mesditën, pasi temperaturat do t’i afrohen 40’të gradëshit.
Sot temperatura maksimale nën hije nuk ka shkuar më shumë se 26 gradë, por këto ditë e netë të freskta e me shi do t’i harrojmë shpejtë, shkruan reporteri.net.
Nga e mërkura temperaturat do të fillojnë të ngriten, duke shënuar 34 gradë maksimalja në Prizren, e për të kulmuar me të hënën e javës së ardhshme që pritet të regjistrojë temperaturën më të lartë me 38 gradë.
Vala e ngrohtë që do të na kapë këtë javë mund të jetë më e forta e kësaj vere.
Kujtojmë që këtë verë temperaturat në vendin tonë nuk kanë qenë edhe aq të larta, pas shpesh ka pasur edhe të reshura shiu.
Temperatura maksimale pritet të shënohet sot një javë, me 38 gradë, por më pas ato do të fillojnë të bien. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.