×
  • Lajme
  • Lajme

    Mezi e kaluan pragun, Pacolli i frikësohet zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 18:37

    Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, nuk është i pajtimit që të shkohet në zgjedhje të reja.


    Pacolli thotë se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit.

    “Ne jemi duke punuar me intenzitet të lartë dhe jemi duke vëzhguar nga periferia. Shkuarja e Kosovës në zgjedhje sic dikush aludon, do t’i kushtojë Kosovës shumë kohë, prandaj shpresoj që këto parti fituese të këtyre zgjedhjeve e kuptojnë se janë përgjegjëse për institucionet e ardhshme dhe shpejt presim që të dalin me një zgjidhje”, ka deklaruar Pacolli në Klan Kosova.

    Ai shpreson që ekzekutivi i ardhshëm do t’i kontribuonte dialogut.

    Sipas tij Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët, pa e lënduar kushtetutën.
    “Shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme do t’i kontribuojë dialogut. Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët e vet, por gjithmonë duke mos lënduar tri gjëra: Kushtetutën e Kosovës, kufijtë e Kosovës e as edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës “- u shpreh Pacolli.

    Kujotjmë se AKR-ja e Pacollit që ishte në koalicion me NISMA-n mezi arritën të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 %.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!