×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese s’mbështetet as në Kushtetutë, as në dokumentin e Ahtisaarit

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 15:42

    Ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë, e as në dokumentin e Martti Ahtisaarit. Kështu ka vlerësuar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.


    Miftaraj është i mendimit se Lista Serbe nuk do të mund ta fitojë lëndën për çështjen për të cilën e çoi në Gjykatë Kushtetuese Qeverinë e re të Kosovës.

    “E drejta për të ngritur çështje kushtetuese i takon çdo pale të autorizuar.
    Sidoqoftë, kërkesa e Listes Serbe nuk gjen mbështetje as në Kushtetute as ne dokumentin e Ahtisarit”, ka shkruar Miftaraj.

    Ai ka thënë se Lista Serbe po ankohet për privilegjet e munguara që i kishin fituar me marrëveshje politike.

    “Privilegjet e ofruara nga qeveritë e kaluara jo domosdoshmërisht kanë qene praktika të mira dhe të mbeshtetura në Kushtetutë. E drejta e garantuar me Kushtetutë dhe privilegjet e fituara në marrëveshje politike dallojnë. Në rastin konkret kemi te bejme me privilegje dhe jo te drejte te garantuar me Kushtetute”, ka shkruar Miftaraj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!