×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj ironizon me kufizimet anti-COVID të Qeverisë: Dasmat të mbahen në platformën ‘Zoom’

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 20:13

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka përdorur satirën duke ofruar një alternativë për mënyrën e mbajtjes së dasmave.


    Sipas masave të reja të qeverisë për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, në organizime të ngjashme sikurse dasmat lejohen të marrin pjesë fizikisht vetëm 10 persona.

    Miftaraj ka thënë se dasmat mund të organizohen përmes platformës ‘Zoom’.

    “Propozim: Dasmat te organizohen permes platformes Zoom. Nusja, dhenderri, dhe tete anetare te familjes ne salle, dhe mbi 100 musafire te dalldisen permes platformes Zoom”, thuhet në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!