×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Kurti nuk është pejgamber, s’është vepër penale nëse kritikohet

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 21:20

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk është sakrilegj e as vepër penale.

    Miftaraj, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti nuk është pejgamber e as i dërguar hyjnor me mision të veçantë në tokë.“Kryeministri Kurti është politikan tipik ballkanik, nuk është pejgamer e as dikush që Zoti e ka dërgu me ndonjë mision të veçantë në planetin tokë.

    Nëse dikush e kritikon ose komenton lidhur me mënyrën se si po qeveris, nuk është sakrilegj, vepër penale, ose kundër ndonjë vlere apo morali të mbrojtur në shoqninë tone. Rune shnetën, se qysh e keni deshtë Rugovën, njejtë e keni dashtë edhe Thaçin, e tash i ka ardh rendi Kurtit. Pas pese, gjashtë apo 10 viteve i vjen rendi dikujna tjetër”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!