Njohësi i çështjeve juridike në vend, Ehat Miftaraj është deklaruar në lidhje me deklarimet e Prokurorisë Speciale për intervistimin e deputetit Haki Abazi.
Miftaraj tha se Prokuroria e fton Abazin për të hënën , që ta marrë në pyetje pra kalon disa ditë radhazi deri të vjen e hëna.
Ai tha se prokurorët paguhen afërisht mbi 2 mijë e 500 euro në muaj ndërsa “nuk bën me punu kur është ditë pushimi”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.
Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.
Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.
Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Keta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.