×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Prokuroria t’i hetojë shpenzimet enorme nga Qeveria

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 11:16

    Qeveria “Haradinaj” ka shpenzuar afërisht 6 milionë euro nga fondi rezervë në projekte, të cilat me një planifikim të duhur lehtësisht kanë mundur të parashihen në Ligjin për Buxhet për vitin 2019.


    Mbi 90% e buxhetit të shpenzuar nga fondi rezervë janë shpenzuar në projekte, që nuk kanë qenë raste urgjente dhe as të paparashikuara.

    Ligji përcakton në mënyrë të qartë se shpenzimi i rezervave shtetërore mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe në situata të paparashikueshme

    Qeveria “Haradinaj” ka shpenzuar afro 6 milionë euro nga rezervat e buxhetit të shtetit dhe me këtë rast ka shkelur rëndë parimin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri” drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

    Ai ka sqaruar se ligji përcakton në mënyrë të qartë se shpenzimi i rezervave shtetërore mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme e në situata të paparashikueshme dhe për projekte, të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashihen ose të planifikohen me Ligjin për Buxhetin, i cili miratohet çdo fundvit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!