Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë se Klinika infektive në QKUK ka 120 shtretër, pa numëruar klinikat tjera të cilat mund të vijnë në ndihmë në raste të vështira.
Raka shton se kontakti i ngushtë me personat e infektuar mund të ketë pasojë shpërndarjen e virusit vetëm nëse nuk janë përdorur mjete për higjienë.
“Kontakti i ngushtë është vetëm ai që i ka dhënë dorën personit, dhe më vonë nuk ka pastuar duart apo nuk ka përdorur faculetë’, ka deklaruar Raka, në emisionin Pressing në T7, shkruan Express.
“Nuk shpërndahet në ajër në distanca më të mëdha se dy metra. Kontakt i ngushtë konsiderohet edhe dikush që ka qëndruar në distancë së paku prej dy metrave për 15 minuta. Nëse është ndryshe atëherë gjasat janë të vogla që të keni infektim’’
“Maskat janë të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi’’, shton ai.
“Nëse personi i sëmurë ka lëvizur nëpër aeroplan, atëherë i gjithë ekuipazhi mund të jetë rrezikuar”.
Raka ka treguar edhe se kur pritet të jetë piku i të infektuarve dhe sa pret të zgjatë kjo gjendje.
“Deri pas dy javëve presim të kemi pikun e të infektuarve. NN’’, thotë Raka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.