Mikrobiologu Lul Raka, ka apeluar që qytetarët t’ju përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit në Kosovë.
Ai ka dhënë detaje për takimin që patën sot me Myftiun Naim Tërnava, ku tha se qëllimi kryesor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Unë kuptoj plotësisht shqetësimin e besimtarëve, të atij i cili po mban Ramazan dhe i cili një nga festat kryesore e ka Bajramin”.
”Qysh nga mesi i prillit e kam shkruajt, e edhe më herët e kam thënë se: çfarëdo grumbullimi i njerëzve është kërcënim për shëndetin publik në Kosovë”.
”Kjo vlen edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe për testimet e demonstratave në shesh, edhe për besimtarët në Kosovë”.
Raka në Info Magazine të Klan Kosovës tregoi pse falja e namazit të Bajramit si më parë, apo hapja e xhamive në Kosovë do të përbënte rrezik në këtë kohë pandemie.
”Janë me qindra e mijëra besimtarë, nga to në mesin e tyre janë mbi 65 vjeç, në moshë pensionimi e që mund të kenë probleme kronike shëndetësore, e të cilat janë kërcënim serioz për virusin e ri”.
”E tash vendimi, propozimi apo sugjerimi ynë për me shmangë faljen në xhamia, është shumë i randë. Por edhe në kohë pandemie, princërit kanë marrë vendime shumë të vështira”.
”Por duke marrë parasysh shëndetin e besimtarit, ai pastron duart vazhdimisht, por ai mund ta bartë në shtëpi dhe familjari apo kushdo që ka kontakt me të mund ta përballojë shumë më rëndë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.