Miku i tij merr vizë 5-vjeçare në një nga shtetet e BE-së, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ndërlidhur faktin se një mik i tij ka marrë një vizë 5-vjeçare prej BE-së, me deklarimet e krerëve shtetëror për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.


Ahmeti ka dashur të nënkuptojë se nëse liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet së shpejti, atëherë pse Ambasadat e shteteve të Bashkimit Evropian po u lëshojnë qytetarëve të Kosovës viza në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

“Fakt: një mik ka marr këto ditë vizë 5-vjeçare në njërën prej ambasadave të Shengenit. Nëse liberalizimi po bëhet…”, ka deklaruar Ahmeti, përmes një shkrimi në Twitter.