×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka: Jam pyetur nga Gjykata Speciale për vrasjen e Ahmet Krasniqit

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 21:33

    Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) njëkohësisht deputet i pavarur, Milaim Zeka, ka thënë se ai është marrë në biseda informative nga Gjykata Speciale.


    Zeka ka thënë se nuk e ka bërë shumë të madhe, pasi ishte ftuar gojarisht.

    “Jam ftuar për dy raste. Faktikisht kam kërkuar vet që të sqarohem në Gjykatën Speciale për vrasjen e Ahmet Krasniqit, pasi kam qenë njeriu i parë që jam akuzuar nga Millosheviqi dhe një gazetë në Kosovë. Gazetari i këtij mediumi për fat të keq ka cituar Millosheviqin, i cili me gjasë ma ka përzier emrin”, tha Zeka, përcjell Telegrafi.

    Ish-reporter i luftës thotë se ka kaluar një vuajtje të madhe pasi në Prishtinë gjatë viteve 2003-2004 kanë qarkulluar postera, ku ai akuzohet për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

    “Millosheviqi në Tribunal të Hagës e pyet një spiun të UDB-së: ‘A ke dëgjuar për Milaim Zekën?’, ai ia kthen: ‘Po kam dëgjuar’. Millosheviqi i thotë përsëri: ‘A ke dëgjuar se Milaim Zeka me urdhër të Rexhep e Sylejmen Selimit e ka vrarë Ahmet Krasniqin në Tiranë?’. Ky thotë: ‘Jo këtë nuk e kam dëgjuar’. Nga ai moment kam qenë personi publik më i akuzuar dhe asnjëri nga shokët e mi të luftës nuk më kanë mbrojtur dhe janë tallur”.

    Zeka thotë se është pyetur edhe për Rastin Kiçina dhe për një rast tjetër kur një i burgosur kishte deklaruar se “Milaim Zeka ma ka shpëtuar jetën në një burg të UÇK-së në Kukës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!