×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka sot edhe zyrtarisht prezanton partinë e re

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 8:09

    Sot edhe zyrtarisht do të bëhet prezantimi i Partisë Euroatlantike e Kosovës që do të njihet me shkurtesën PEK.


    Partia e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, njofton se do të luftojë për shtet ligjor dhe për standarde euroatlantike.

    “Asnjëherë në historinë e pasluftës nuk ka pasur nevojë më shumë se sot që në skenën politike të vije një parti e re e cila bën ndryshime radikale. Kjo parti do të luftojë për një shtet ligjor me standarde euroatlantike, kjo parti do ta luftojë hajninë e parasë publike e cila është instaluar në çdo pore të shtetit të Kosovës. Kjo parti do t’i hap rrugë mërgatës shqiptare e cila është bazamenti i lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës së këtij vendi që është anashkaluar komplet nga klasa politike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Sipas së njëjtit njoftim, moto e partisë do të jetë “Nuk mund të jesh hajn dhe patriot, nuk mund të jesh hajn dhe njëkohësisht intelektual!”.

    Ceremonia e prezantimi të PEK-ut do të mbahet në ora 12:00 në Hotel “Emerald”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!