×
  • Lajme
  • Lajme

    Milan Radojqiq financon laboratorin për Covid-19 në veri

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 21:45

    Punimet po vazhdojnë me dinamikë të përshpejtuar. Ky objekt në Veri të Mitorvicës që po financohet nga Qeveria e Serbisë është paraparë të shërbejë si laborator për teste të Covidit.


    Vendimi për ndërtimi e këtij laboratori ishte marrë nga Serbia pa asnjë leje nga autoritetet kosovare.

    Laboratori është dhuratë nga Beogradi dhe e një njeriu të cilin autoritetet kosovare të drejtësisë e konsderojnë si të arratisurin më të famshëm. Milan Radojçiq.

    “Me iniciativën e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq dhe me ndihmën e plotë të qeverisë së Serbisë në kohë rekorde u bënë paratë për ndërtimin e kësaj qendre ku do të bëhen testet për coronavirus. Kjo është tregues se shteti po kujdeset për qytetarët e tij”, tha Aleksandër Spirië, ushtrues detyre i kryetarit të Mitorvicë sipas sistemit parlale.

    Ndërtimi kushtoi mbi 110 mijë euro.

    Autoritetet kosovare nuk kanë dashur të flasin për këtë laborator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!