Profesor Milazim Krasniqi, thotë se djegia e xhamisë në fshatin Verboc të Drenasit është akt vandal dhe kriminal.
Krasniqi thotë se organet e rendit duhet të gjurmojnë energjikisht dhe të zënë atë që kanë vu dorë mbi një shtëpi të Zotit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Djegia e xhamisë në fshatin Verboc të Drenasit është akt vandal dhe kriminal. Xhamisë i është vënë zjarri, duke qenë ajo e mbyllur, që do të thotë se është bërë nga jashtë dhe qëllimisht.
Organet e rendit duhet të gjurmojnë energjikisht dhe të zënë atë/ata faqezi, që ka/kanë vu dorë mbi një shtëpi të Zotit.
Poashtu zyrtarët shtetërorë duhet të japin mesazhe të forta se dënohen këto akte. Nuk mjafton një pjatë pasul dhe as shtirja para kamerave.
Ndërsa mesazhi ynë si besimtarë paqësor është se besimi islam është në zemrat tona dhe nuk mund të na e shkulë askush. Veç koriten.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2815573978559465&set=a.260485147401707&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.