×
  • Lajme
  • Lajme

    Milazim Krasniqi: Rugova ka pasur vlerësim negativ për UÇK-në

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 21:56

    Milazim Krasniqi, ish-themelues i LDK-së ka thënë se Ibrahim Rugova ka pasur vlerësim negativ për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


    “Vlerësimi negativ për UÇK-në, ka qenë anit-historik, absolutisht vlerësim negativ ka pas, ka pas edhe hidhnim personal pas luftës”, ka thënë Krasniqi në Dukagjin.

    Krasniqi më tej ka treguar si në një moment Rugova nuk i ka dëgjuar as amerikanët.

    “Rugova nuk ka parnuar kërkesën e amerikanëve për të kaluar krizën pas luftës duke refuzuar që të bashkëpunoj me krahun e luftës. Nuk i ka dëgjuar as amerikanët duke i thënë se ‘ka ardhë koha me ba edhe na pak politikë vet’”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka pohuar se nga LDK është larguar pasi UÇK-në e sheh si histori dhe jo si politikë, çka thotë se nuk është pajtuar me Rugovën.

    Krasniqi ka deklaruar se pasluftës më nuk ka komunikuar me Rugovën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!