Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, që e dënoi atë me gjobë prej 1250 euro për sulmin ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Dreshaj i tha Klan Kosovës se nuk pajtohet me dënimin dhe se sapo të kthehet nga Gjermania do të ankohet.
Ai shtoi se nuk është në rregull të dënohet me këtë formë, pa e pyetur askush për rastin.
“Jam në Gjermani deri në fillim të nëntorit, por për rastin do të ankohem sa të kthehem. Nuk e pranoj këtë vendim, nuk është në rregull me më dënuar pa më thirr askush me më pyet asgjë, nuk e di as emrin e gjykatësit. Nuk po e arsyetoj veprën time, sepse i kam kërkuar falje Arbenit, familjes së tij, familjes sime e votuesve, por vendimin do ta ankoj sa të kthehem në Kosovë “, tha Dreshaj.
Bashkë me deputetin e AAK-së Gani Dreshaj, u dënua edhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.