Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i ka uruar shërim të shpejtë kreut të LDK-së, Isa Mustafës që ditë ma parë lajmëroi se është prekur nga coronavirusi.
Me anë të një video mesazhi, Kurti i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi COVID 19.
Ai iu ka uruar shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur, deputetëve të infektuar si dhe kreut të LDK-së.
“Me këtë rast, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi Corona dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë secilit qytetar të sëmurë, deputetëve të infektuar si dhe kryetarit të LDK-së, Mustafa”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.