Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, nuk përjashton rrezik për Malin e Zi kur bëhet fjalë për korrigjimin e mundshëm të kufijve me Kosovës dhe Serbisë, transmeton Reporteri.net
“Kur flitet për vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalisht që kjo punë përbën edhe një rrezik të vogël për Malin e Zi”, është shprehur Gjukanoviq.
Në lidhje me këtë çështje Gjukanoviq në një intervistë të mbrëmshme ka thënë se nuk dëshiron të krijojë paranoja në mesin e qytetarëve malazezë.
“A jemi Mali i Zi, i cili në vitet e 90-ta ruajti paqen, atëherë kur paqja nuk ishte askund?”, pyeti ai duke thënë se, është optimist, se Mali i Zi ka një politikë të qëndrueshme shtetërore, një vizion të qartë dhe se ka guximin t’i rezistojë problemeve që do të “bashkohen” në rrugën e arritjes së këtij vizioni./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.