Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz.

Prokurori Valdet Gashi, ka thënë se bazuar në provat materiale dhe personale kanë arritur t’i identifikojnë 35 të pandehur, të cilët ka thënë se u përkasin pozitave të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe.

Kreu i njësisë për operacione speciale, Milorad Ulemek “Legija” është një prej të dyshuarve të identifikuar për sulmin ndaj familjes Jashari.

Reklamë

Prokurori Special, Valdet Gashi, ka thënë se ka qenë kërkesë special e tij që të sulmohej shtëpia e Jasharajve.

“Janë persona që kanë menaxhuar në struktura të caktuara. Pjesa me ë rëndësishme dhe sfida ka qenë identifikimi i njësive”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka treguar edhe kush ka qenë i përfshirë në sulm.

“Departamenti i Sigurisë publike ka qenë i inkuadruar në këtë aksion. Ministria e Brendshme, sigurimi shtetëror, dhe në kuadër të sigurimit shtetëror ka qenë edhe njësia për operacione speciale e Serbisë. Këtë s’deshta ta them, por po e bëj  të ditur se këtë njësi e ka udhëhequr, Milorad Ulemek  – Legija. Ka pasur për detyrë dhe më kërkesë të tij speciale që të sulmohet shtëpia e Shaban Jasharit. Kështu edhe ka ndodhur në terren”, ka thënë Gashi.

 

Reklamë