Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deri tash i kanë mbledhur 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Ajo ka thënë se presin edhe nga PDK si parti opozitare që ta mbështesë këtë nismë të tyre.
“Janë 31 nënshkrime nga LVV, por duhet 40 për të thirrur seancën dhe 61 për të kaluar mocioni. Në këto rrethana varet shumë nga pozicioni i partive të tjera. Mund të ketë vota nga LDK. Është PDK, që sikur po deklarojnë që janë opozitë, atëherë nuk do të ishte problem inicimi i mocionit – thirrja e seancës”, ka thënë Kusari-Lila, njofton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se PDK-së nuk po i kërkojnë partneritet për bashkëqeverisje.
“Nëse janë për rrëzimin e Qeverisë aty jemi. Nuk është diskutim për bashkëqeverisje por për dhënien e mundësisë së sovranit se kush duhet të qeverisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.