Deputetja Mimoza Kusari-Lila në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.
Kusari-Lila ka thënë se është pafytyrësi politike që në ditën kur janë 214 të infektuar të refuzohet miratimi i ligjit për pandeminë.
Ajo ka thënë se në ditën kur ish-ministri Arben Vitia u largua nga posti i tij, kishte vetëm 5 raste, gjersa ka akuzuar ministrin aktual për ikje nga përgjegjësi, shkruan Reporteri.
“Është pafytyrësi politike me ardhë në ditën kur janë 214 të infektuar në pikun më të madh me e refuzu një ligj që duke thënë se nuk ka nevojë. Pafytyrësi politike është me e marrë mandatin që nuk të takon, por edhe me e rreziku shëndetin e qytetarëve e mos me marrë përgjegjësi. Kur e ka dorëzu Arben Vitia mandatin kanë qenë 5 raste. Si po e dini që më 12 qershor ka qenë vatra e pandemisë”, u shpreh ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.