Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk beson që do të kalojë projektligji që lejon tërheqjen e një pshumë të parave nga Trusti Pensional.
Kusari Lila tregon se si qeveria e tanishme po kërkon një rishikim të buxhetit që të rialokohen të hyrat shtesë, teksa kritikon opozitën që nuk e dëshiron rishikimin e skemës pensionale.
“Ajo çka ne e kemi parë dhe e kemi ballafaquar, është se ka pasur analiza të ndryshme si për Trustin. Ashtu edhe për masa tjera rishpërndarja e të hyrave shtesë të buxhetit, të cilit do i bëhet një rishikim pas rivotimit të buxhetit dhe rivlerësimit të skenës pensionale. Projekt ky i cili dy herë është dështuar në projekt”, ka thënë ajo.
“Opozita vet ka refuzuar rishikim e skemës pensionale. Tash kërkon të bëjë një projektligj që lejon tërheqjen e Trustit dhe e shkatërron të gjithë skemën”, shtoi ajo.
Ajo thotë se nuk e di se kush është janë ata deputetë që potencialisht do të votonin tërheqjen e Trustit.
“Nëse arrijmë me shqyrtu gjatë ditës, pasi do të ketë diskutime tjera. Nuk e di se prej kujt mundet me qenë vota që të kalojë”, përfundoi ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.