Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nuk ka asnjë shans që ta përkrahin ndonjë tërheqje të mjeteve nga Trusti.
Kusari-Lila tha se ato para janë të dedikuara që të ruhen si instrument që siguron mirëqenien e të gjithë atyre që arrijnë moshën 65-vjeçare
“Në rrethanat aktuale, tërheqja është vlerësuar se nuk i ndihmon kategoritë në nevojë për arsye se nënkuptohet që ata që janë keq ekonomikisht nuk u bën zgjidhje”, është shprehur Kusari-Lila në Rubikon në Klan Kosova.
Partitë opozitare janë pro tërheqjes së një shume nga Trusti, në mënyrë që sipas tyre, qytetarët ta kenë më të lehtë ta përballojnë krizën e shfaqur pas luftës në Ukrainë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.