×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari thotë se u bë shefe e grupit parlamentar të VV-së, jo ushtruese e detyrës

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 21:46

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur mirënjohëse me përgjegjësitë e reja si shefe e Grupit Parlamentar të VV-së. Por gjatë ditës kjo parti njoftoi se Kusari është zgjedhur vetëm ushtruese e detyrës së këtij grupi parlamentar.


    Kusari-Lila përmes një postimi në Favebook ka thënë se është respekt të jesh shefe e grupit më të madh parlamentar në vend.

    “Mirënjohëse dhe e nderuar me përgjegjësitë e reja të besuara nga bashkëpunëtorët e mi në kuadër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! Për dy vite me radhë kemi pasur një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktivitetit tonë parlamentar dhe zgjedhor në dy palë zgjedhje nacionale. Të jesh shefe e grupit më të madh Parlamentar në vend është respekt dhe përgjegjësi e madhe për të cilat jam e gatshme t’i marrë me seriozitet dhe përkushtim”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka falënderuar kryeministrin dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin për propozimin e tij që Kusari-Lila të jetë shefe e GP të VV-së.

    “Faleminderit Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti për propozimin dhe gjithë kolegëve deputetë për mbështetjen e tyre. Na priftë e mbara së bashku!”, shkroi Kusari-Lila.

    Sipas njoftimit të LVV-së, Kusari-Lila në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

    “Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!