×
  • Lajme
  • Lajme

    Mini-shengeni ballkanik do të quhet “Open Balkan”

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 11:05

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se projekti i Mini-Shengenit Ballkanik, që synon bashkimin në një treg të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë ende pjesë e Bashkimit Europian, siguron pikërisht 4 liritë themelore të unionit.


    “Liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Qëllimi është të mos ketë ndalje në kufi mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, dhe në të ardhmen shpresojmë edhe më gjerë”, tha Zaev në një konferencë për mediat, para nisjes së takimit me kryeministrin Rama dhe presidentin e Serbisë, Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik të Shkupit.

    Zaev tha se vendet e rajonit nuk mund të presin sa plotësohen kushtet e brendshme të Bashkimit Europian.

    “Dëgjuam apelin e bizneseve të rajonit dhe nisëm hapat e eliminimit ose pakësimit të procedurave administrative. Kjo do ta bëjë Ballkanin më tërheqës si treg. Moshapja e negociatave dhe mos liberalizimi i vizave në Kosovë, është kundër parimeve të vetë BE. Prandaj ne nuk mund të presim të zgjidhen problemet e brendshme të BE. Ne do të presim kur BE të jetë gati, por duke pasur nismat tona të përbashkëta ekonomike”, tha Zaev.

    Zaev e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës.

    Ndërkohë, siç raporton Top Channel, emri i ri i Shengenit ballkanik do të jetë ‘Open Balkan’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!