×
  • Lajme
  • Lajme

    Mini-shengeni, Vuçiq: Nesër do të mësoni emrin e vërtetë

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 21:55

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se emri i ri i nismës rajonale, i cili deri më tani njihej si “Mini-Shengen”, do të shpallet nesër.


    Ai gjatë qëndrimit në Shkup tha se është edhe më e rëndësishme që të nënshkruhen tre marrëveshje të cilat do të sjellin ndryshime për të mirë në rajon.

    “Njerëzit duhet ta dinë se në Serbi keni 4,144 kompani që kanë një biznes të caktuar me Maqedoninë e Veriut dhe 1,003 ose 1,004 që punojnë me Shqipërinë. Nga nesër, ne jemi duke punuar për tregun e përbashkët”, tha ai, shkruan mediumi serb “b92”, përcjell Reporteri.net.

    Sipas tij, “vizita në Shkup dhe marrëdhëniet që kemi, si bilaterale me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe marrëdhëniet me Shkupin dhe Tiranën dhe përmirësimi i mëtejshëm i planeve, programeve dhe ideve dhe zhvillimi i iniciativës Mini Shengen janë shumë të rëndësishme për ne”.

    “Nesër do të mësoni emrin e vërtetë të kësaj nisme dhe si do të quhet në të ardhmen,” u tha Vuçiq gazetarëve pasi mbërriti në një vizitë dy-ditore në Shkup, ku do të takohet me Edi Ramën dhe Zoran Zaev si pjesë e iniciativën të quajtur Mini-Shengen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!